MENU
klinika

Larg emocioneve negative...

Bëjini vetes këto dy pyetje çdo natë para gjumit dhe do të jeni më të lumtur

06.01.2023 - 08:15

Të gjithë jemi ndjerë, disa më shumë e disa më pak, pre e emocioneve negative në disa momente të jetës sonë. Shpesh shkojmë të flemë me një mijë mendime dhe shqetësime që na pushtojnë mendjen.

Për të përmirësuar qasjen tonë ndaj jetës, nuk kemi nevojë domosdoshmërisht për veprime të mëdha. Ndonjëherë mjaftojnë edhe dy pyetje të thjeshta që duhet t’i bëni vetes para se të flini.

Cilat janë ato?

1: Nga 1 deri në 10, sa jeni të lumtur me jetën tuaj sot?

Kjo është pyetja e parë që duhet t’i bëni vetes. Nëse keni dhënë “10” si përgjigje, ju jeni një person shumë me fat! Nëse, nga ana tjetër, keni zgjedhur një numër më të ulët, shkoni në fazën e dytë të “lojës”.

2: Çfarë mendoni se duhet të bëni ndryshe në jetën tuaj që të plotësoni boshllëkun?

Pyetja “Çfarë do të bënit ndryshe?” e shtyn trurin tuaj të mendojë për ndryshimet e vogla që mund të bëni për ta bërë jetën tuaj pak më të mirë ditën tjetër. Ndoshta do të vendosni të shkoni në palestër, ose të rikontaktoni me atë mikun e vjetër që ju interesonte aq shumë dhe tani nuk shiheni më më. Provoni t’i përsërisni këto dy pyetje për disa javë dhe muaj dhe do të shihni shumë ndryshime pozitive në jetën tuaj!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN