MENU
klinika

“Apple” e konfirmon

Çmimi dhe data kur do të dalin në treg AirPods-at e rinj

14.01.2023 - 13:21

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar lajmi se Apple do të sjellë në treg AirPods-sat e rinj të cilët do të vijnë me një model ndryshe dhe çmim më të arsyeshëm.

Më shumë detaje rreth çmimit të tyre dhe datës së kur do të dalin në treg i ka zbuluar eksperti i AirPods në Apple Ming-Chi Kuo.

AirPods sipas tij do të shiten për 99 dollarë dhe do të dalin në treg në tremujroin e dytë të 2023-shit ose në fillim të 2025-tës.

Modeli mund t’i referohet gjeneratës së 4-të AirPods dhe jo një AirPods Pro të ri,

Në postimet e mëparshme, Kuo kishte përmendur se Apple do të lançojë një kuti të re karikimi me USB-C për ” të gjitha modelet AirPods ” brenda vitit 2023, pasi do të duhet të përputhet me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ashtu siç do të jetë për karikuesit e iPhone-ve të rinj.