MENU
klinika

Kundër 'Pasaportave të Arta'

Holanda paralajmërim të fortë Shqipërisë, ja çfarë rrezikohet

08.01.2023 - 14:48

Holanda i ka kërkuar Shqipërisë që të përmbahet nga zbatimi i skemës për lëshimin e Pasaportave të Arta. Njëkohësisht edhe Malit të Zi i kërkohet anulimi i menjëhershëm i skemës së dhënies së pasaportave për investitorët e huaj. Të dyja shtetet paralajmërohen me rikthimin e vizave nëse zbatojnë skema të tilla.

Vdekja e Enver Sheshit, zbardhet vendimi urgjent i familjarëve ndaj prokurorëve dhe gjykatës
“Donte të më vriste, më godiste e ndalonte vetëm kur më…”, Kejvina rrëfen si e torturoi i dashuri për një foto: Isha e gjakosur
Arrestimi i nënë e bir, në banesën e tyre gjenden me qindra mijë euro, dollarë dhe florinj
‘Hera e parë dhe e fundit, po më ofendon’, plasin debatet mes dyshes Kiara- Luiz: Bëhesh shok me gjithkënd kur s’ke…
Qeveria holandeze ka theksuar se është në një mendje me KE-në që Pasaportat e Arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhen shmangur.

Sipas raportit të dorëzuar në parlamentin holandez theksohet se Pasaportat e Arta çojnë në rrezik të shtuar për sigurinë dhe rendin publik në shtetet anëtare europiane ndaj do të jetë shkak për pezullimin e regjimit pa viza.

“Qeveria e Holandës pajtohet me Komisionin se pasaportat e arta mbartin rreziqe sigurie dhe korrupsioni dhe për këtë arsye duhet të shmangen. Qeveria ndan pikëpamjen e Komisionit Europian se skemat (propozuara) të Pasaportave të Arta (‘skemat e shtetësisë së investitorëve’) të Shqipërisë dhe Mali i Zi janë një shqetësim i madh për BE-në”.

Siç thuhet në dokument në kontekstin e agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, është e padëshirueshme që individët nga shtetet jashtë BE-së të mund të anashkalojnë procedurat europiane për marrjen e një vize për një qëndrim afatshkurtër përmes këtyre marrëveshjeve.

“Kjo mbart edhe rreziqe në aspektin e pastrimit të parave, evazionit fiskal etj. Prandaj është e një rëndësie të madhe që vendet, të cilat zbatojnë këto skema të marrin masa sa më shpejt që të jetë e mundur për të shfuqizuar në mënyrë efektive skemat e pasaportave të investitorëve dhe të përmbahen nga dhënia sistematike e shtetësisë përmes skemave të investimeve.

Raporti i Komisionit Europian i publikuar më 5 dhjetor të vitit të kaluar shqyrtoi shkallën në të cilën Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina vazhdojnë të përmbushin kërkesat për liberalizimin e vizave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN