MENU
klinika

Lufta

Inteligjenca ukrainase zbulon planin e Kremlinit: Kërkon të krijojë një ushtri me 2 mln njerëz

13.01.2023 - 18:27

Inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po planifikon të krijojë një forcë ushtarake prej rreth dy milionë njerëz.

Rreth 300,000 ushtarë u dërguan në Ukrainë në një mobilizim të pjesshëm në shtator. Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi në ditët në vijim.

“Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive,” tha ai.

Ai vazhdoi: “Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor tregon planet e udhëheqjes së tij për të krijuar një ushtri që numëron rreth dy milionë njerëz”.