MENU
klinika

Kur mund të shihet me sy të lirë

Kometa rikthehet për herë të parë pas 50 mijë vitesh

08.01.2023 - 11:41

Për herë të fundit e kanë parë në qiell neandertalët, por tashmë një kometë mund të shihet sërish me sy të lirë.

Kometa e emëruar C/2022 E3 (ZTF) do të kalojë mes Tokës dhe Diellit në ditët e ardhshme dhe mund të shihet me sy të lirë nëse qielli nuk do të jetë i kthjellët dhe nuk do të ndriçohet shumë nga drita e hënës apo dritat e qytetit.

Ndërsa një hënë e plotë mund ta bëjë më të vështirë shikimin e kometës, hëna e re gjatë fundjavës së 21 dhe 22 janarit ofron një shans të mirë për vëzhguesit e yjeve, tha për agjencinë e lajmeve AFP Nicolas Biver, një astrofizikan në Observatorin e Parisit.

Kometa është e përbërë nga akulli dhe pluhuri, dhe rikthehet pranë Tokës për herë të parë pas 50 mijë vitesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka asnjë vend në Tokë që...

‘Ndotja e dritës’ tani është kudo!

Të dhëna të reja për objektin ndëryjor

Hipoteza e re për Oumuamua: Akullnajë hidrogjeni