MENU
klinika

Ja ç'duhet të mbani parasysh

Kur ëndërrimi i tepërt bëhet një çrregullim

10.01.2023 - 12:38

Pavarësisht nga ajo që shpesh na mësohet të besojmë, ëndërrimi me sy hapur mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që mund të jetë një burim kënaqësie dhe një mënyrë për të lehtësuar mërzinë, por hulumtimet tregojnë se aftësia jonë për t’i shpëtuar mendërisht të tashmes mund të nxisë kreativitetin, zgjidhjen e problemeve dhe mund të sigurojë edhe një antidot për vetminë.

Ëndërrimi me sy hapur zë një pjesë të mirë të jetës sonë, mesatarisht 30% të kohës që kalojmë zgjuar.

Është pjesë e përvojës sonë të përditshme.

Por afro 2.5% e të rriturve përjetojnë një lloj ëndërrimtarie që konsiderohet e tepruar e madje shihet edhe si çrregullim.

Ata përfshihen aq shumë në fantazi sa pengojnë vetë aftësinë e tyre për të funksionuar në jetën e përditshme.

Çfarë është ëndrra e papërshtatshme?

Ëndërrimi i papërshtatshëm ndryshon nga ëndrrat tipike në disa mënyra. Ndryshe nga ëndrrat tipike me sy të hapur që mund të jenë kalimtare (pak sekonda), ëndërrimtarët e papërshtatshëm mund të kalojnë disa orë në një ëndërr të vetme.

Sipas një studimi, ëndërrimtarët e papërshtatshëm shpenzonin mesatarisht të paktën gjysmën e orëve të qëndrimit zgjuar të zhytur në fantazi të ndërtuara qëllimisht. Shumica madje e kanë të vështirë të ndalojnë, apo të zvogëlojnë sasinë e kohës që kalojnë duke ëndërruar.

Por kjo mund të krijojë probleme në punë, në shkollë dhe në shoqëri.

Pse ndodh?

Studiuesit mendojnë se njerëzit që luftojnë me ëndrrat për një kohë të gjatë mund të kenë një aftësi të lindur për fantazi imagjinative. Duke krijuar një botë të brendshme, ata janë në gjendje të ikin nga realiteti.

Edhe pse ëndërrimi i papërshtatshëm ka tërhequr një vëmendje në rritje në internet dhe përmes mediave sociale, ai ende nuk njihet zyrtarisht në manualet diagnostikuese psikiatrike.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj