Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës për mandatin si deputete të Olta Xhaçkës. Maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplaset për mandatin e zonjës Xhaçka, teksa opozita pretendon se ajo nuk duhet të gëzojë këtë mandat pasi ka bërë shkelje.
Sipas opozitës, bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik.
Avokati i ministres Xhaçka tha gjatë seancës se vendimi i qeverisë nuk është për deputeten, por për një tjetër individ.
“Rezulton se deputetja nuk ka asnjë papajturshmëri me mandatin e deputetit. Nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është për një individ tjetër dhe jo për deputeten Olta Xhaçka. Kërkesa nuk plotëson kriteret formale për t’u paraqitur në Gjykatën Kushtetuese. Na rezulton se kërkesa e deputetëve është paraqitur jashtë afateve ligjore”, u shpreh Genci Çifligu, avokat i Olta Xhaçkës.
Edhe Erind Merkuri, përfaqësuesi i Kuvendit, kërkoi rrëzimin e kësaj kërkesa pasi sipas tij deputetja nuk ka kryer veprimtari të tjera, por i takojnë personave të tjerë.
“Deputetja nuk ka kryer veprimtari të tjera, por ia takojnë personave të tjerë. Nuk mund të përfshihet aktiviteti i familjarëve si veprimet e deputetit. Ndodhur në këto kushte kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, u shpreh ai.