Këngëtari i njohur Marc Anthony është martuar me ish-finalisten e Miss Universe Nadia Ferreira fundjavën e kaluar.
Kjo është hera e katërt që ai vendos të kurorëzojë dashurinë, pasi më parë artisti ka qenë i martuar me Dayanara Torres , Jennifer Lopez dhe modelen Shannon de Lima.
Ceremonia, e cila u zhvillua në Muzeun e Artit Perez në Florida, kishte të ftuar yje të “Hollywood” si David dhe Victoria Beckham, Salma Hayek dhe Lin Manuel Miranda , ndër të tjera.
Dasma e katërt e Marc Anthony
Fotot e dasmës të publikuara nga Page Six tregojnë modelen e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, të dizenjuar nga Galia Lahav dhe mban një buqetë me lule në njërën nga duart e saj.
View this post on Instagram
Ndërsa Anthony kishte veshur një kostum elegant të dizajnuar nga Christian Dior. Dy nga fëmijët e e tij Ariana dhe Chase nuk morën pjesë në dasmë.
Nga ana tjetër, fëmijët që ka me Dayanara Torres , Cristian dhe Ryan, 21 dhe 10 vjeç, ishin të dy të pranishëm në festë të shtunën e kaluar.