MENU
klinika

Çuditen tifozët

Ndodh në Premier League, anulohet goli nga pika e bardhë e penalltisë

15.01.2023 - 19:01

Alexander Mitrovic e pa golin e tij nga penalltia kundër Newcastle të anulohej, duke çuditur të gjithë tifozët.

Pasi Fulhamit iu dha një penallti, Mitrovic mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi, arbitri Robert Jones e anuloi golin, pasi sulmuesi kishte goditur topin dy herë radhazi para se të shkonte sfera në rrjetë.

Sipas Ligjit 14 të IFAB, i cili detajon goditjet e penalltisë, rregullat thonë se nuk konsiderohet gol i rregullt kur gjuajtësi prek topin përsëri përpara se ta prekë një lojtar tjetër”.