MENU
klinika

Zbulojeni!

Një opsion i ri në Twitter

03.01.2023 - 12:02

Edhe pse muaj më parë një funksion i ngjashëm u prezantua dhe disa ditë më pas u hoq, për shkak të pakënaqësisë së përdoruesve – ajo sërish është rikthyer si funksion “i ri”.

Bartja mes algoritmit të definuar të “feedit” dhe shiritit kohor të “tvitave” të njerëzve që i ndiqni, së shpejti do të mundësohet “swipingu” i tyre sipas paralajmërimeve të Elon Musk, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit më aktivë të Twitterit ndoshta e kujtojnë marsin e vitit të kaluar kur ky funksion u vendos. Qëllim që të lehtësojë kalimi mes dy shiritave kohor në mesin e “tvitave” më të rinj dhe atyre më të popullarizuar.

Por disa ditë më vonë ky funksion u hoq për shkak të pakënaqësisë së përdoruesve, që Twitter vazhdimisht ua shfaqte “tvitat” e rinj”, “tvitat e njerëzve që nuk i ndjekin”.

Megjithatë, tani po rikthehet “si navigimi i ri”, dhe mbetet të shihet çfarë informacione “kthyese” të përdoruesve do të kenë dhe sa do të mbështetet kësaj radhe “funksioni i ri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Der Spiegel”: Rrezikojnë ta destabilizojnë Ballkanin!

“Serbët e Bosnjës po luajnë me zjarrin”