MENU
klinika

Reagon vetëm një nga banorët e “BBVK”

“Nuk e di a do jetojë”/ Stresi flet sërish për sëmundjen e Keisit

31.01.2023 - 12:06

Gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit Prime të “Big Brother VIP Kosova”, gjatë një debati mes Xhulit dhe Stresit, ky i fundit ka folur edhe një herë tjetër rreth ish-partneres së tij, Keisit.

Edhe më herët reperi kishte zbuluar se Keisi vuan nga një sëmundje e rëndë, por mbrëmjen e djeshme tregoi ajo “vuan nga dy tumore në kokë”, duke shtuar se “nuk e di sa kohë jetë i ka mbetur.”

Ai u pyet nga Jonida Vokshi, nëse kishte aprovim për të folur kaq hapur për jetën e saj personale, dhe Stresi u përgjigj duke thënë se për problemet shëndetësore të Keisit janë në dijeni shumë njerëz në Shqipëri. Megjithatë, reperi nuk pohoi se ka marrë një miratim nga vetë Keisi për ta bërë publike problemin e saj shëndetëor.

Pas rrëfimit të Stresit, reagoi edhe Vedati, i cili tha se Stresi do ta kishte ndihmuar ish-gruan e tij duke i ndenjur afër dhe jo duke u futur në “Big Brother Vip.”

Stresi: Jam nga ata burra që po bëj përpjekje të kthehem me një femër, po luftoj shumë sepse ajo ka dy tumore në kokë, po lufton me jetën. Du ti jem afër, nuk e di a do jetojë a nuk do jetojë më, është kaq serioze puna. Nuk kam dëshirë që kjo pjesë të përmendet.

Vedati: Mendoj që më shumë e kishe ndihmuar duke mos hyrë në “Big Brother”, por duke i qëndruar afër. Nëse është e nevojshme të të ndihmojmë në para, zgjidhet në sekondë.

Stresi: Nuk kam gjetur asnjë mundësi për tu pajtuar me të jashtë. Kam luftuar shumë jashtë dhe më ka ardhur ftesa këtu. Kam ardhur për veten time dhe kam treguar historinë time.

Vedati: Pse po bie në kështu nivelesh, duke treguar çdo gjë. Moralizmin nuk e kam qejf, unë ta them në sy.

Olti: Ai tha që nuk e di sa kohë mund të jetëjë, kjo më preku, ishte një bombë, një gjë shumë e rëndë.

Nga ana tjetër Keisi vijon të heshtë dhe të mos bëjë asnjë reagim publik rreth deklaratave të Stresit për jetën e saj personale.