MENU
klinika

Analiza

Pengesat e Erdogan për NATO-n, Biden e ka edhe një kartë…

16.01.2023 - 16:52

Çmimi që duhet paguar për zgjerimin e NATO është gjithnjë më i lartë.

Gjithçka varet nga kërkesat e Turqisë , ekuilibri real që mund të rrezikojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike. Çdo ditë që kalon tensioni mes Stokholmit dhe Ankarasë shumëfishohet. Dhe jo vetëm sepse qeveria suedeze nuk duket se ka ndërmend të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura në tryezë nga Rexhep Tajip Erdogan . Por dhe kjo është një histori shumë e re edhe për shkak të shkëndijave të fundit që dolën nga një demonstratë kurde e organizuar në kryeqytetin suedez, me një kukull në formën e Erdoganit të varur me kokë poshtë nga një shtyllë. I përpiktë, një tjetër dush i ftohtë mbërriti nga Ankaraja. Ibrahim Kalin , këshilltar për politikën e jashtme të presidentit turk, tha se Turqia “nuk është në gjendje” të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO ashtu siç është.

“Nuk jemi në gjendje ta dërgojmë ligjin e ratifikimit në Kuvend, kemi një problem real për këtë çështje”, siguroi vetë Kalin, duke u shprehur se deputetët rrezikojnë ta refuzojnë.

Në një takim me gazetarët, zyrtari i lartë turk hodhi pataten e nxehtë në duart e Suedisë, duke shpjeguar se drita jeshile e Turqisë për anëtarësimin e Stokholmit në NATO varet nga sa shpejt i përmbush Stokholmi premtimet e tij të zbatimit të ligjit ndaj terrorizmit, të bëra sipas një marrëveshjeje me Ankaranë.

Konkretisht, Kalin argumentoi se qeveria suedeze duhet t’u dërgojë një mesazh të qartë “organizatave terroriste se Suedia nuk është më një strehë e sigurt për ta dhe se ato nuk do të jenë në gjendje të mbledhin para, të rekrutojnë anëtarë dhe të kryejnë aktivitete të tjera”. “Ne kemi një problem kohe nëse ata duan të anëtarësohen në NATO përpara samitit të NATO-s në qershor,” shtoi njeriu i Erdogan, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare turke të planifikuara për në maj .

“Duke qenë se parlamenti do të shkojë në pushim pak kohë para zgjedhjeve, kanë mbetur edhe dy muaj, dy muaj e gjysmë për të bërë të gjitha këto”, përfundoi ai.

Prandaj ekzistojnë dy pengesa të mëdha që pengojnë Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë të NATO-s.

E para ka të bëjë me negociatat midis Stokholmit dhe Ankarasë. Është e nevojshme që të dy palët të përpunojnë kërkesat e tyre deri sa të arrijnë një pikë takimi, ose më mirë, një kompromis që të kënaqë të gjithë. Pengesa e dytë përfshin faktorin kohë. Siç shpjegoi Kalin, qeveria suedeze duhet të bashkohet me Aleancën Atlantike përpara qershorit. Përveç se në Turqi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë planifikuar për në maj.

Kjo do të thotë se parlamenti i Ankarasë do të ngrijë aktivitetet pak para emërimit elektoral. Llogaritësi në dorë, e ardhmja e Suedisë dhe Finlandës do të duhet të vendoset nga tani deri në dy muajt e ardhshëm.

Erdogan ka kohë që i ka renditur kërkesat e tij të palëkundura.

Turkish President Tayyip Erdogan, NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Finland’s President Sauli Niinisto leave after signing a document during a NATO summit in Madrid, Spain June 28, 2022. REUTERS/Yves Herman TPX IMAGES OF THE DAY

Fillon me bashkëpunimin e dy vendeve skandinave në luftën kundër milicisë kurde të PKK -së, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia. Ankaraja i kërkon gjithashtu Stokholmit dhe Helsinkit që të zotohen se nuk do të mbështesin grupet e lidhura me PKK-në e lartpërmendur ose organizata të tjera të afta të rrezikojnë sigurinë turke (midis këtyre organizatave gjejmë edhe Feto-n e Fetullah Gulenit ). Kushtet e presidentit turk nuk mbaruan me kaq.

Ankaraja kërkon gjithashtu siguri të shumta për ekstradimin e një sërë kurdësh të kërkuar, të akuzuar për subvencionimin e asaj që Erdogan e konsideron propagandë terroriste, dhe në sektorin e inteligjencës.

Ndërkohë, për të ëmbëlsuar Erdoganin, administrata Biden thuhet se po përgatitet t’i kërkojë Kongresit miratimin e shitjes së F-16-ve të rinj për 20 miliardë dollarë Turqisë, përveç shitjes individuale të gjeneratave të ardhshme të -35-ve në Greqi.

Sipas Wall Street Journal , marrëveshja do të lidhet me dritën jeshile të Ankarasë për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Mbetet për t’u parë nëse Erdogan do të jetë i kënaqur me disa avionë dhe një falje nga Stokholmi, përballë kompromiseve të pashmangshme, apo nëse Turqia do të vazhdojë të zbatojë kërkesat e saj fillestare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Suedia merr Presidencën e BE në kohë krizash

Çfarë ka në axhendë anëtari nordik i Bashkimit Evropian?