MENU
klinika

Studiuesit kanë zbuluar arsyen

Pse na pëlqen kaq shumë të hamë çokollata?

14.01.2023 - 13:06

Kujt nuk i pëlqen të hajë çokollata? Studiuesit në Universitetin e Leeds kanë zbuluar arsyen pse.

Ata analizuan procesin që ndodh dhe që fokusohet në cilësi dhe jo në shije.

Jo prej ëmbëlsisë, por prej yndyrës vjen kënaqësia.

Dr. Siavash Soltanahmadi udhëhoqi studimin dhe shpreson se gjetjet do të çojnë në zhvillimin e një kategorie çokollatash më të shëndetshme në të ardhmen.

Kur çokollata futet në gojë, sipërfaqja e ëmbëlsirës lëshon një shtresë yndyrore që e bën atë të lëmuar.

Por studiuesit pretendojnë se yndyra më e thellë brenda çokollatës, luan një rol më të kufizuar në kët proces dhe për këtë arsye sasia e saj mund të reduktohet pa ndikuar ndjesinë apo shijen e çokollatës.

Ekipi përdori një ‘sipërfaqe 3D të ngjashme me gjuhën’ që u projektua në Universitetin e Leeds për të kryer studimin dhe studiuesit shpresojnë se e njëjta pajisje mund të përdoret për të hetuar ushqime të tjera që ndryshojnë strukturën, si akullorja, margarina dhe djathi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si të zgjidhni çokollatën perfekte

Ju pëlqejnë ëmbëlsirat?