MENU
klinika

VIDEO

“Pse po sillesh si budalla?”, Putin “përplaset” dhe ofendon ministrin e tij për mungesën e avionëve

12.01.2023 - 10:05

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpërther në ofendime ndaj ministrit, i cili po fliste për furnizimin me avionë ushtarakë dhe civilë gjatë një video-konference.

Putin u zemërua aq shumë me zëvendëskryeministër, njëherazi ministri i Tregtisë Denis Madurov sa iu drejtua duke i thënë “pse po sillesh si budalla”.

Pasi Putin e dëgjoi Madurovin të thoshte “ne kemi kontrata” për këtë çështje, ai “shpërtheu” dhe u odendoi ministrin e tij.

“Nuk ka kontrata. Çfare po me thua? E di që nuk ka kontrata në kompani, më thanë drejtuesit. Pse po sillesh si budalla?”dëgjohet Putini duke thënë dukshëm i irrituar, i cili në fakt me ironi i tha “a duhet ta mbyllim takimin tani?”.

Sipas Daily Mail shkruan se Putin i tërbuar i ka dhënë ministrit të tij një “ultimatum” prej një muaji për të sqaruar situatën që ka çuar në mungesë të avionëve ushtarakë dhe avionëve për linjat ajrore civile të goditura nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.