MENU
klinika

"The New York Times"

Vjosa në ‘top’ listën e vendeve për t’u vizituar

13.01.2023 - 11:41

Lumi i Vjosës është renditur si një nga vendet më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2023 në një artikull të The New York Times.

Media prestigjioze amerikane e renditur Vjosën në vendin e 8-të nga 52 vende në botë që rekomandon për tu vizituar, si një bukuri e rrallë e Evropës me ekositem unik.

Mbrojtja e Vjosës , një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë, shkruan New York Times. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të tij dhe ekosistemet e panumërta, qeveria shqiptare mori një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa .

Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e tij me kanione prej 120 milje të rrugës ujore nga 169 milje e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik si dhe duke përfshirë rreth 60 milje nga degët e lumit.

Për të gjithë ata që vizitojnë zonën. New York Times vlerëson dhe mikpritjen e vendasve, duke thënë se ata mirëpresin aventurierët për kafe, raki dhe ushqime tradicionale.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë artikullin e New york time, thotë se 2023 është viti i Vjosës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështrim hallesh

Tepelena nën hijen e Aliut

Planifikojini që tani udhëtimet...

10 gjërat që duhet të bëni në 2021 në Shqipëri