MENU
klinika

Tashmë është zyrtare

Zbulohet data kur do të dalë në treg Galaxy S23 Ultra

09.01.2023 - 14:25

Gjigandi i madh i teknologjisë, “Samsung” ka paralajmëruar prej kohësh daljen në treg të një produkti të tij të ri.

Bëhet fjalë për Galaxy S23 Ultra i cili pritet të dalë në treg së shpejti.

Në një postim të bërë nga kompania gabimisht ata kishin deklaruar datën zyrtare të daljes në treg të celularit të ri inteligjent.

Për të gjithë dashamirësit e “Samsung” tashmë celulari i ri do të jetë në treg më datë 1 shkurt.

Sipas mediave, eventi i madh ku do të shfaqet produkti i ri, “Galaxy Unpacked Event” do të zhvillohet më 1 shkurt

Galaxy S23 Ultra në fakt do të ketë një risi ende të pazbuluar për fotografitë që  bëhen natën. Mund të mësoni më shumë rreth tij  duke klikuar këtu.

Për më tepër, të gjithë Galaxy S23 globalisht do të vijnë me Snapdragon 8 Gen 2, duke lënë pas procesorin Exynos që ekzistonte më parë. Për më tepër, kamera thuhet se është një nga pikat e forta të Galaxy S23 Ultra, i cili do të ketë një sensor 200MP.