MENU
klinika

Ja si do të duket

Zgjedhjet e 14 majit/ Miratohen karakteristikat e fletës së votimit

31.01.2023 - 20:45

Komisioni Rregullator shqyrtoi dhe miratoi me 5 vota pro projektvendimin për karakteristikat teknike të fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.

Për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore zgjedhësi voton me dy fleta votimi me formë të njëjtë dhe me ngjyra të ndryshme, një për kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore dhe një për këshillin e bashkisë.

Fletët e votimit do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie.

Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë (barcode).