MENU
klinika

Olsi Bylyku habit me deklaratën!

Aktori i humorit flet për planet e martesës

05.02.2023 - 11:49

Aktori i humorit Olsi Bylyku ka folur për planet e martesës me partneren e tij, Eglin. Ai tregoi se do bëjë dy dasma, një me familjarët e tij dhe një me shoqërinë.

Sa i përket sekretit të marrëdhënies së tyre, Olsi Bylyku u shpreh se “të dy janë të përgatitur për lidhjen që duan të kenë dhe e duan si edhe respektojnë njëri-tjetrin.”

“E di kush është sekreti, edhe unë edhe Egli kemi qenë dhe jemi të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Jeta është e gjatë nuk dihet kurrë. Ka disa që nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe i merr malli për jetën që kanë pasur, Unë dhe Egli ishim të përgatitur për të nisur një lidhje serioze dhe për të marrë disa rrisqe dhe e respektojmë njëri-tjetrin, duhem dhe duam ta çojmë deri aty ku ne duam ta çojmë lidhjen tonë.

Do martohem, si nuk do martohem unë. Ka nisur si traditë, do bëj 2 dasma. Një të madhe me fisin, këtë e paguan babai se do të marrë mbrapsht qokat që ka dërguar. Ka dërguar lekët në dasmat që ka qenë, tani do që ti marrë lekët mbrapsht me dasmën time.

E dyta do të jetë dasma që do bëj për qejfin tim me shoqërinë”, tha ai i ftuar në RTV Ora.

I pyetur për planet e ardhshme në karrierë, ai tha me shaka: “Më ka ngelur pa bërë një film porno, po punoj me rolin, vetëm se duhet të qethem qeros. Nuk më besohet që e thashë këtë”, më pas nisi të qeshë.