MENU
klinika

“New York Times” rrëzon Berishën

“Asnjë akuzë ndaj McGonigal se mori para për të hetuar lobistin Nick Muzin”

03.02.2023 - 14:28

Në qendër të akuzave të rreme të opozitës ndaj qeverisë për çështjen McGonigal ka qenë ajo se “Rama përdori FBI-në për të hapur një hetim kundër partisë demokratike përmes korruptimit të këtij institucioni amerikan”.

Sipas Berishës, McGonigal mori 225 mijë dollarë nga Rama për të nisur një hetim ndaj lobistit të PD, Nick Muzin.

Por gazeta New York Times ka publikuar sot detaje të reja nga hetimi në SHBA që rrëzojnë pikërisht këtë pretendim të opozitës shqiptare.

Sipas NYT, prokurorët amerikanë nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal për “ndërmarrjen e veprimeve zyrtare në këmbim të parave”, pra asnjë akuzë se ai ka nisur hetimin për Nick Muzin, në këmbim të 225 mijë dollarëve.


NYT sqaron detajet e hetimit duke thënë se:
Agron Neza i dha zotit McGonigal 225,000 dollarë në para në tre këste, Z. Neza bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në New York City dhe të tjerat në shtëpinë e tij në New Jersey, thanë prokurorët. Z. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar z. McGonigal për marrjen e ndonjë veprimi zyrtar në këmbim të pagesave.

NYT rrëzon edhe gjithë narrativën e “aferës së fshehtë Rama-McGonigal”, e ngritur nga PD. Sipas revistës prestigjoze, Mc Gonigal nuk kishte mbajtur të fshehtë kontaktin e tij me kryeministrin shqiptar, pasi ai e kishte ndarë këtë informacion me kolegë të zyrës në FBI.

Kjo konfirmon atë që deklaroi mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama, faktin se gjatë vizitave në SHBA ishte takuar me McGonigal i cili e kishte prezantuar edhe me kolegë të tjerë të zyrës së tij, për biseda me interes të përbashkët mbi sigurinë, ballkanin, etj.

“Gatishmëria e zotit McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipëri, një vend që ka një prani diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk po e mbante të fshehtë nga kolegët e tij përfshirjen e tij atje, thanë ish-zyrtarët”, shkruan NYT.