MENU
klinika

Protesta

Balla: Berisha ka thirrur njerëzit që të justifikojë hallin e tij!

11.02.2023 - 13:18

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka provokuar demokratët të cilët janë ngritur sot në protestë para kryeministrisë. Duke folur nga Fieri, Balla u shpreh se Berisha ka thirrur një protestë sot që të justifikojë hallin e tij.

Gjithashtu ai tha se protesta është për për t’iu kundërvënë drejtësisë.

“Protesta sot nuk lidhet me një shkak që ekziston. Sot Sali Berisha ka thirrur një protestë sot që të justifikojë hallin e tij. Ai është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të dhe pyetja që shtrojmë është: ‘ a ka ndonjë shqiptar dyshim që ai ka bërë korrupsion dhe ka minuar demokracinë’. Protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Ditën kur në SPAK u thirr Shkëlzen Berisha u njoftua protesta. Ditën kur u çuan provat e reja për 21 janarin në SPAK u blloku Kuvendi”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët