MENU
klinika

Mediat e huaja shkruajnë për protestën e opozitës

Berisha: Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama

12.02.2023 - 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga mediat ndërkombëtare që shkruajnë për protestën e opozitës me 11 shkurt.


Kreu i PD shkruan në Facebook se disa media si Reuters, AP, AFP Ansa apo VOA i kanë bërë një “jehonë të jashtëzakonshme protestës madhështore të opozitës” kundër korrupsionit nga kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu, Berisha falënderon mediat e huaja për pasqyrimin e protestës.

Postimi i Berishës:
Jehonë e jashtëzakonshme botërore e revoltës popullore anti Rama!

Të dashur miq, të gjitha agjensitë radiot, televizionet gazetat, kryesore të lajmeve të botës Reuters, AP, AFP Ansa, VOA, DW, REL i kanë bërë një jehonë të jashtëzakonshme në SHBA, Europë dhe kudo në botë protestës madhështore të opozitës Shqiptare kundër korrupsionit të tij dhe vjedhjes së shqiptarve si dhe kundër korruptimit nga ana e Edi Ramës të kreut të kundërzbulimit të FBI McGonigal si vrasës me pagesë ndaj opozitës shqiptare.

Një falenderim të sinqertë mediave që protestën tonë e bënë kryelajm të ditës në mbarë botën dhe mirënjohje të pakufishme qindra-mijëra qytetarëve që u mblodhën dje nga të katër anët e vendit kundër armikut tyre të egër Edi Rama. Rroftë Revolucioni!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Revolucioni na fton, nesër të gjithë para parlamentit"

Një ditë pas protestës, Berisha nxjerr videon dhe u bën thirrje qytetarëve