MENU
klinika

"Gjykata vendos më 3 mars"

Celibashi për regjistrimin në zgjedhje të PD: Ka vetëm një Parti Demokratike

15.02.2023 - 12:53

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot sërisht në lidhje me ngërçin e regjistrimit të PD në zgjedhje për lokalet e 14 majit.

Në një komunikim me gazetarët ai tha se më 3 mars, gjykata do duhet të përcaktojë dhe formalisht se cili është organi udhëheqës i PD që të vijohet më pas me procedurat për regjistrimin e partisë, kandidatëve apo dhe marrjen e fondeve për fushatën.

Deklarata e Celibashit:
Ka vetëm një PD e cila nëse do plotësojë kushtet për t’u plotësuar do regjistrohet. PD në dijeninë time s’mund të ketë dy. Pra është një parti, PDSH kur të paraqitet kërkesa për regjistrim do vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës dhe cilësitë e personit apo personave që paraqesin kërkesën për regjistrimin e PD.

Në datën 3 gjykata besoj do vendosi në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD dhe vlerësoj që është angazhim pozitiv i gjykatës për të disponuar për këtë cështje para se të nisë procesi elektoral se nuk lidhet vetëm me regjistrimin por lidhet me një cështje shumë të rëndësishme sikurse është pjesëmarrja në zgjedhje e një partie, partia kryesore e opozitës.

Duhet të jetë e qartë se kush është dhe në pikëpamjen formale organi drejtues i asaj partie.

Fondi që përfitojnë për zgjedhje u shpërndahet partive që marrin pejsë jo më vonë se 5 ditë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve dhe depozitimin e listave për anëtarë të këshillit bashkiak.

Do duhet të presim momentin kur të kemi numrin e partive të regjistruara dhe atyre që do paraqesin kandidat për kryetarë bashkie.

Nëse PD do të përfitojë fonde, është vendim që do duhet ta marrë institucioni, rregulli është që merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse që kanë qenë zgjedhjet e vitit 2019.

Në ato zgjedhje PD nuk mori pjesë. Referim do merren zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017.

Ka dhe përjashtim rregulli që për ato parti që s’kanë marrë pjesë në këto zgjedhje referim do merret procesi zgjedhor i vitit 2019.

Pra kushdo që ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit kualifikohet për të marrë fonde për fushatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga PPP e koncesionet te rritja e pagave dhe e shpërblimeve

Nisin kufizimet për qeverinë dhe bashkitë për zgjedhjet

KQZ paralajmëron kthimin e listës së PD-së për zgjedhjet

Kush janë të gjithë kandidatët që pritet të hiqen nga lista…


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci