MENU
klinika

Ja detaji që ngriti dyshimet

Çfarë ndodhi mes Anna Oxës dhe Madam në prapaskenë?

10.02.2023 - 12:49

Mbrëmjen e kaluar në Sanremo 2023 u përfol për një përleshje në prapaskenë mes dy këngëtarëve në garë.

Dy protagonistet sipas asaj që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në Instagram dhe Twitter, do të ishin Anna Oxa dhe Madame. Dy këngëtaret e mohuan këtë gjë. Thashethemet filluan të qarkullonin kur Madame duhej të dilte në skenë, ndërsa Oxa, ndër të fundit që do të performonte në mbrëmjen e tretë, ende duhej të këndonte.

Në fillim u fol për dy këngëtarë, me iniciale A. dhe M., por në hapësirën e disa postimeve më pas u saktësuan emrat. Sipas thashethemeve të nisura nga disa profile sociale, Oxa duke kaluar Madame i kishte thënë “vaksinoje vajzën”, duke iu referuar rastit të vaksinimeve false që përfshin këngëtaren nga Vicenza. Përgjigja nuk do të vononte: “Bëjeni c…in tuaj nëse doni të jetoni akoma”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jam vajza e Qazimit nga Kruja!”

Anna Oxa merr pasaportën shqiptare