MENU
klinika

"Autorët të dalin para drejtësisë!"

Dhunimi i mjekes në QSUT, reagon Ministria e Shëndetësisë: Akt i patolerueshëm

08.02.2023 - 20:52

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar ashpër rastin e dhunimit të mjekes në spitalin Infektiv Tiranë nga të afërmit e një pacienti që ka ndërruar jetë. Në reagimin e MSH thuhet se çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor është e patolerueshme.

Ministria inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

REAGIMI I MSH:

Reagim mbi ngjarjen e ndodhur në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve.