MENU
klinika

“Tërmetet e 6 shkurtit të fuqishme sa bomba atomike”

Erdogan: Kërkimet do të vazhdojnë deri në shpëtimin e njeriut të fundit nga rrënojat

14.02.2023 - 20:24

“Tërmetet që goditën javën e kaluar Turqinë ishin të fuqishme sa bomba atomike”, kështu është shprehur presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Gjithashtu ai theksoi se më shumë se 2.2 mln njerëz janë larguar nga zonat e prekura nga tërmetit, shkruan media greke.

Ndër të tjera presidenti turk premtoi se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e personit të fundit të bllokuar në rrënoja, duke shtuar se puna e ekipeve të shpëtimit po përmirësohet dita ditës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”