MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gazrat, nga se shkaktohen dhe si mund t’i shmangim

06.02.2023 - 09:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gazrat, nga se shkaktohen dhe si mund t’i shmangim?

Mjeku: Shume njerez ankojne shpesh nje fryrje te tepert abdominale, ose fryrje barku. Cdo njeri ka gaz ne traktin tretes dhe e eleminon ate nepermjet kalimit te tij neper rektum, qe eshte pjesa e fundit e zorres se trashe. Shume njerez mendojne qe kane me teper gazra, nderkohe qe realisht mund te kene sasi normale. Nje eleminim gazesh 14 here ne dite eshte normale per personin. Perberesit e gazit jane dioksidi i karbonit, oksigjeni, nitrogjeni, hidrogjeni dhe disa here metani. Era e pakendeshme e gazrave vjen nga prania e baktereve ne intestinin e madh te cilat clirojne sulfur. Prania e gazit eshte nje fenomen i shpeshte, por ndodh qe ajo mund te shkaktoje nje gjendje te pakendeshme dhe shpesh here shqetesuese. Shpjegimi i shkaqeve, i rrugeve per te reduktuar simptomat dhe trajtimi i kesaj gjendje mund te ndihmoje shume njerez per te gjetur permiresim qe shpesh keta persona e konsiderojne veten te semure. E verteta eshte qe prania e gazrave mund te mos jete shenje semundjeje. Dr. Albana Duni na shpjegon më shumë për gazrat dhe si mund t’i evitojmë ato.

Nga se shkaktohen gazrat?
Gazi ne traktin tretes vjen nga dy burime :
ajri i gelltitur dhe shkaterrimi normal i ushqimeve te patretura nga baktere te pa demshme qe jane te pranishme ne zorren e trashe.

1-Ajri gelltitur – ose aerofagia eshte shkaku me i shpeshte i gazit ne stomak. Cdo njeri gelltit sasi te vogla gazi kur ha dhe pi. Po keshtu ngrenia e shpejte, mbajtja e camcakizave, cigarja, protezat mund te ndikojne qe disa njerez te gelltisin me shume ajer.

Gromesira eshte menyra me e shpeshte e eleminimit te ajrit te gelltitur, e cila permban nitrogen, oksigjen,dhe dioksid karboni. Gazi qe mbetet leviz neper zorren e trashe per tu cliruar nepermjet rektumit . Stomaku gjithashtu cliron dioksid karboni nga veprimi i acidit te stomakut me perberjen bikarbonate por, shumica e ketij gazi absorbohet ne gjak dhe nuk kalon neper zorre.

2-Shkaterrimi i ushqimeve te patretura –Trupi yne nuk tret dhe nuk absorbon ose, nuk thith disa karbohidrate si sheqer, niseshte, dhe fibra per shkak te mungeses se disa enzimave. Keto ushqime te patretura kalojne nga zorra e holle ne zorren e trashe, ku baktere te pa demshme dhe normale shkaterrojne ushqimin, prodhojne H, CO2, dhe metan ne rreth 1/3 e njerezve. Me pas keto gaze dalin nepermjet rektumit. Kerkimet nuk kane treguar pse disa njerez prodhojne metan e disa jo.

Ushqimet qe prodhojne gaz ne nje person, mund te mos prodhojne ne nje person tjeter. Disa baktere te shpeshta ne zorren e trashe mund te shkaterrojne H qe prodhohet nga baktere te tjera. Balanca midis dy tipeve te baktereve mud te shpjegoje perse disa njerez kane me shume gaz se te tjeret.

Cilat ushqime shkaktojne gaz?
Shumica e ushqimeve qe permbajne karbohidrate mund te shkaktojne gazra. Ne kontrast me kete yndyrnat dhe proteinat shkaktojne me pak gaz. Sheqererat qe shkaktojne gaz jane rafinoza, fruktoza,dhe sorbitoli.

Rafinoza: bathet permbajne sasi te medha te ketij lloj sheqeri. Sasi te vogla jane gjetur edhe ne laker, ne brokoli, asparagus, ne perime te tjera dhe ne te gjitha dritherat.

Laktoza: eshte nje sheqer natyral qe ndodhet ne qumesht dhe produktet e tij si djath, akullore, ushqime te perpunuara si: buka, cerealet, sallatat e regjura (turshi). Shume njerez kane nivele te ulta te enzimes laktaze e cila eshte e nevojshme per digjestionin e laktozes. Gjithashtu me kalimin e moshes nivelet e enzimave qe ndihmojne tretjen bien gradualisht mbas moshes 30 vjec. Si rezultat njerezit mund te provojne eksperienca me rritje te sasise se gazrave pas ngrenies se ushqimeve qe permbajne laktoze.

Fruktoza: eshte e pranishme ne qepet, dardhet, hurma, grure etj. Fruktoza mund te perdoret edhe si embelsues ne disa pije te lehta dhe lengje frutash.

Sorbitoli: gjendet ne molle, dardhe, pjeshke dhe kumbulla.Gjithashtu perdoret si embelsues ne disa ushqime dietetike dhe camcakiza pa sheqer.

Amidoni ose niseshtja: ndodhet ne patatet, miser, grure, makarona. Orizi eshte i vetmi qe nuk shkakton gaz.

Fibrat : ndodhen ne shume ushqime; mund te jene te tretshme dhe te patretshme. Fibrat e tretshme shperbehen lehte ne uje, zbuten dhe kthehen ne nje lende si xhel ne zorre. Te gjetura ne tershere, ne krunde, bizele, bathe dhe ne shumicen e frutave, fibrat e tretshme nuk shperbehen derisa arrijne zorren e trashe , ku digjestioni i tyre shkakton gaz . Nga ana tjeter fibrat e patretshme kalojne te pandryshueshme neper zorre dhe prodhojne me pak gaz . Krundet e grurit dhe disa perime permbajne kete lloj fibrete patretshme.

Cilat jane disa nga simptomat dhe problemet qe shkakton prania e gazit ne organizem?
Simpomat me te shpeshta jane gromesirat , fryrje dhe dhimje barku, diskomfort. Megjithate jo te gjithe njerezit i provojne keto simptoma, pasi faktoret percaktues lidhen me ate se sa gaz prodhon trupi , sa acide yndyrore absorbohen, dhe nga sensitiviteti i personit ndaj gazit te pranishem ne zorre.

Gromesirat kur jane rastesore gjate ose pas ushqimit jane normale dhe clirohen kur stomaku eshte i mbushur me ushqim. Disa here ndodh qe nje person me gromsira kronike mund te kete crregullime gastro-intestinale te siperme si semundja e ulceres peptike, refluksi gastro-ezofageal, gastriti.

Dy sindroma te rralla kronike jane te shoqeruara me gromesira : Meganblase dhe Gasbloat syndrom.
Sindroma Meganblase shkakton gromesira kronike dhe karakterizohet nga nje sasi e madhe e ajrit te gelltitur dhe nje fryrje e madhe barku pas vakteve te renda. Rezultati i ngopjes dhe i veshtiresise ne frymemarrje mund te imitoje nje atak kardiak.

Sindroma Gasbloat shfaqet pas kirurgjise per korigjimin e refluksit gastro-ezofageal. Kirurgjia krijon nje rruge valvul midis ezofagut dhe stendit qe lejon ushqimet dhe gazet te hyjne ne stomak por shpesh pengon gromesirat normale dhe aftesine per te vjelle.

Flatulenca eshte nje ankese tjeter qe lidhet me pranine e shumte te gazit. Kjo mund te vije edhe nga malabsorbimi i karbohidrateve ose e mbirritjes bakteriale ne kolon.

Njerez te cilet ankojne fryrje abdominale shpesh kane sasi normale te gazit. Mjeket mendojne se fryrja eshte rezultat i crregullimit te motilitetit intestinal (i levizshmerise se zorreve) sic eshte Sindromi i Zorres se Irrituar. Crregullimet e motilitetit karakterizohen nga levizje dhe kontraksione te muskulatures se zorreve. Keto crregullime mund te japin nje sensacion fals fryrjeje per shkak te rritjes se sensitivitetit ndaj gazit.

Sindromi i fleksures lienale eshte nje crregullim kronik i cili shkaktohet nga grumbullimi i tepert i gazit ne kthesen e majte te zorres ku ndodhet shpretka . Simptomat perfshijne fryrjen, spazmat muskulare, diskomfortin e siperm abdominal. Sindromi i fleksures lienale shpesh shoqerohet me Sindromin e zorres se irrituar. Rralle, semundje qe shkaktojne obstruksion si Semundja Crohn ose Cancer i kolonit mund te shkaktojne fryrje abdominale.

Ne pergjithesi ne njerezit qe kane bere shume operacione, aderencat ose herniet e brendeshme mund te provokojne fryrje ose dhimbje abdominale.

Se fundi ngrenia e ushqimeve te bollshme me yndyre mund te vonojne boshatisjen e stomakut duke shkaktuar fryrje dhe diskomfort por jo domosdoshmerisht shume gaz.

Dhimbja abdominale dhe diskomforti. Disa njerez kane dhimbje kur gazi eshte i pranishem ne zorre ne sasi te konsiderueshme. Kur gazi eshte grumbulluar ne anen e majte te zorres se trashe dhimbja mund te ngaterrohet me semundje kardiake; ne qoftese gazi grumbullohet ne anen e djathte atehehe dhimbja eshte e njejte me ate te apendicitit ose te gurit.

Per shkak se simptomat e grumbullimit te gazit mund te shkaktojne crregullime serioze, e rendesishme eshte perjashtimi i ketyre crregullimeve. Zakonisht mjeku duhet te filloje me nje pasqyre ose kronike te zakoneve dietetike dhe te simptomave. Mund te kerkohet mbajtja e nje ditari ushqimesh dhe pijeve te konsumuara per nje periudhe kohore. Ne qoftese mund te suspektohet deficience e laktozes qe ben te mundur digjedtionin e qumeshtit dhe produkteve te tij mjeku mund te sugjeroje eleminimin e qumeshtit dhe te produkteve te tij per nje periudhe kohe. Ne kete situate behet prova e intolerances qe do te thote qe personi te eleminoje per nje jave te gjitha llojet e bylmetit si qumesht, djath, kos, gjize, biskota te bera me qumesht dhe diten e tete rekomandohet te pihen dy gota qumesht menjehere dhe krahasohet situata me javen pa keto produkte. Ne rast se ne diten e tete verehet shfaqja e shqetesime do te thote qe personit eshte intolerant ndaj qumeshtit dhe produkteve te tij dhe duhet ta zevendesoje ate me produkte te tjera si qumesht soje ose qumesh te lire nga laktoza.

Per te percaktuar nese dikush prodhon me shume gaz ne zorre , ose ka nje sensitivitet te pazakonte ndaj sasise normale te gazit, mjeku duhet te kerkoje numrin e hereve te kalimit te gazit gjate dites duke e perfshire kete informacion ne ditar. Kronika e kujdesshme e dietes dhe sasia e gazit te kaluar mund te ndihmoje ne lidhjen e simptomave me ushqime specifike dhe te percaktoje ashpersine e problemeve.

Ne qoftese pacienti ankon per fryrje abdominale , mjeku duhet te egzaminoje barkun per likid (uje) per te perjashtuar ascitin dhe per shenja te inflamacionit per te perjashtuar semundjet inflamatore te kolonit. Duhet marre ne konsiderate edhe posibiliteti per kancer koloni per persona mbi 50 vjec, me nje histori familjare per kancer kolorektal sidomos kur ai nuk ka bere ndonje ekzaminim te kolonit sic eshte kolonoskopia. Ky eshte nje ekzaminim i pershtatshem per persona me humbje te pashpjeguar te peshes, me diarre , konstipacion ose me gjak te fshehte ne fece.

Ne rastin e gromesirave kronike mjeku duhet te shikoje per shenja te ajrit te tepert te gelltitur. Per te perjashtuar semundje te tjera eshte e nevojshme ekzaminimi radiologjik i aparatit gastro- intestinal.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.