MENU
klinika

Dyshohet si personi i fundit që shoqëroi Ervin Martinajn para zhdukjes

Gjykata e Lartë lë në burg ish-efektivin Jeton Lami

08.02.2023 - 10:59

Jeton Lami, ish-efektivi i operacionales, i arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij, do të mbetet në burg.

Jeton Lami vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar disa herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di për Ervis Martinajn. Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për tu njohur me masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e Gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat.

Ndërkohë që Prokuroria e Kurbinit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë me kërkesën për lejimin për ta marrë në pyetje të ndaluarin, në lidhje me hetimet që organi i akuzës po bën pas kallëzimit të familjarëve të Ervis Martinajt se kanë humbur kontaktet me të. Ndërkohë që Lami ishte personi i fundit referuar të dhënave që kanë autoritetet hetimore, që është parë në shoqërinë e Martinajt.

Ai ra në pranga më 24 gusht të vitit që shkoi me kërkesë të Prokurorisë së Laçit, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa Prokuroria ka shtyre edhe me 3 muaj hetimet për ish-oficerin e policisë Jeton Lami. Ky i fundit bëri kërkesë në Apel për t’u liruar nga burgu, por gjykata e refuzoi. Teksa po hetohej për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, Policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjenti i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U zhduk pas dy ditë “shëtitje” në Durrës

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Kamerat e sigurisë e fiksuan…