MENU
klinika

Fondi i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme

Ja sa milionë dollarë merr FSHF-ja nga FIFA!

16.02.2023 - 12:38

Këshilli i FIFA-s ka miratuar Raportin Vjetor 2022, i cili tregon se të ardhurat e FIFAs do të rriten për vitet në vazhdim. Nga 7.6 miliardë dollarë që kanë qenë gjatë ciklit 2019-2022, të ardhurat do të shkojnë në 11 miliardë dollarë gjatë periudhës 2023- 2026, duke u rritur me 29 për qind.

Kjo përkthehet në më shumë para për federatat anëtare, ku këtu përfiton edhe Shqipëria, më konkretisht Federata Shqiptare e Futbollit.

Në lidhje me këtë rritje ka folur edhe presidenti Xhani Infantino: “Investimi i paprecedentë i FIFA-s në futboll është rezultat i transparencës sonë solide financiare dhe qëndron si një shembull konkret se si ne po synojmë ta bëjmë futbollin vërtetë global,” tha presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

Kështu duke nisur nga ky viti, të ardhurat e FSHF-së nga FIFA do të rriten me 2 milionë dollarë, duke shkuar në një total prej tetë milionë dollarësh për katër vitet e ardhshme, nga gjashtë milionë dollarë që ka qenë për 4 vitet e kaluara.

RRITJA ME 2 MILIONË Gjatë ciklit 2019-2022, “FIFA Forward” i siguroi çdo federate investim prej 6 milionë USD për financimin e nevojave operacionale dhe projekteve zhvillimore.

Për sa i përket ndarjes së kësaj shifre, çdo federatë kishte akses në 1 milion USD në vit për të mbuluar kostot operacionale dhe funksionale dhe gjithashtu kishte të drejtë për 2 milionë USD gjatë ciklit, me prioritet të vendosur në projektet e lidhura me infrastrukturën e futbollit, të tilla si fusha, qendra teknike, terrene stërvitore, stadiume dhe seli.

Projekte të tilla duhej të përshtateshin me objektivat e pranuara nga federata. Në kongresin e 72-të të FIFA-s, presidenti Infantino njoftoi një rritje prej 29% të financimit të “FIFA Forward 3.0”, i cili do të nisë në vitin 2023.

Si rezultat, çdo federatë do të marrë rreth 8 milionë USD në një periudhë katërvjeçare, që paraqet një rritje e shtatëfishtë e shumës së shpërndarë para vitit 2016.

Të ardhurat e FIFA-s për këtë periudhë parashikohen se do të rriten me 29 për qind, duke kapur shifra rekord të ardhurash.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak