MENU
klinika

Ministri i Jashtëm grek drejtuar homologut turk

“Mos prisni një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”

12.02.2023 - 14:46

“Ne nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona” theksuan ministri i jashtëm Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu nga Antiokia, ku ndodhen për të vizituar të prekurit nga tërmeti.

“Prania e Nikos Dendias sot këtu tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve”- u shpreh Cavusoglou.
Ministri i Jashtëm turk i është referuar veçanërisht solidaritetit të Greqisë që u shfaq menjëherë pas tërmetit.

“Greqia ishte një nga vendet e para që kontaktoi autoritetet turke menjëherë pas tërmetit dhe për t’u deklaruar se janë të gatshëm të ndihmojnë. Ata dërguan menjëherë ekuipazhet e shpëtimit dhe shumë avionë me ndihma humanitare në zonat e goditura nga tërmeti” tha ai, duke kujtuar vizitën e ministrit të Mbrojtjes Civile Christos Stylianides.

“Unë do të pajtohesha absolutisht me atë që tha Mevlut më parë. Se nuk duhet të presim fatkeqësi natyrore për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, theksoi nga ana e tij ministri grek, Nikos Dendias .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Turqia e gatshme të ndihmojë Greqinë...'

Tërmeti/ Erdogan falënderon Mitsotakis


Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev