MENU
klinika

Kushtet që duhet të plotësojë!

Nëse keni ‘këtë iPhone’, keni mundësi të fitoni 50 mijë dollarë

06.02.2023 - 09:40

Kur Karen Green mori një punë menaxheriale në PetSmart në vitin 2007, miqtë ia blenë një dhuratë: një iPhone të gjeneratës së parë, i cili sapo doli atë verë.

iPhone-i origjinal kishte një ekran 3.5 inç, një kamerë 2 megapikselë dhe shfletuesin e internetit Safari; fillimisht ishte në dispozicion me vetëm 4 GB ose 8 GB hapësirë ruajtëse dhe shitej për 599 dollarë.

Ekzistonte vetëm një problem: Green tashmë kishte tri linja telefonike me Verizon dhe iPhone-ët në atë kohë mund të përdornin vetëm kompaninë e telekomunikacionit AT&T, transmeton Telegrafi.

Kështu në vend që të paguante tarifa të majme dhe të rrezikojë të humbasë numrin e saj të telefonit, Green e ruajti telefonin në raft për vite të tëra, të pahapur dhe të papërdorur, të mbështjellë me një shami për masë shtesë.

Më shumë se 15 vjet më vonë, iPhone i Green – ende në paketimin e tij origjinal – po hyn në bllokun e ankandeve, ku mund të arrijë të paktën 50,000 dollarë. Ankandi, i menaxhuar nga LCG Auctions, fillon të enjten dhe mbyllet më 19 shkurt.

Me kalimin e viteve, Green mendoi ta shiste telefonin disa herë.

Kur dëgjoi për një tjetër iPhone origjinal të pahapur i vendosur në eBay për 10 mijë dollarë ajo mori mësim.

“Mendova me vete: O Zot, mendoj se e kam origjinalin”, tha ajo. “E thirra djalin tim dhe i thashë: ‘Shko merr telefonin dhe sigurohu që nuk ka qenë i hapur’.

Pajisja ishte në fakt e pahapur dhe iPhone origjinal. Kurioz se çfarë mund të vlente, Green shkoi në shfaqjen televizive gjatë ditës “Doctor & the Diva” në 2019 për një segment ku një pjesë e vogël e shikuesve mund të vlerësonin artikujt. iPhone i Green-it iu dha një vlerë e vlerësuar prej 5,000 dollarësh.

Green mbajti telefonin për disa vite të tjera. Në tetor, ajo dëgjoi një tjetër shitje të madhe për një iPhone të gjeneratës së parë të pahapur ; ai telefon doli në ankand për gati 40,000 dollarë. Në atë kohë, ajo sapo kishte filluar biznesin e saj, një studio tatuazhesh kozmetike të quajtur Tattician e vendosur në New Jersey.

Tani po e vendos në ankand telefonin për ta mbështetur biznesin e saj.

Oferta për blerjen e këtij iPhone-i do të fillojë nga 2,500 dollarë por mund të grumbullojë në fund 50 mijë dollarë.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit