MENU
klinika

Bulevardi gati për protestën e opozitës

Nis zbatimi i planit të policisë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

11.02.2023 - 11:49

Nis zbatimi i planit të masave nga Policia e Shtetit për mbarëvatjen e protestës, ndërsa disa rrugë janë bllokuar ashtu siç ishte njoftuar që dje.

Gazetari Igli Çelmeta në një lidhje live për News24 theksoi se përballë Kryeministrisë po vendosen punonjës të policisë, ndërsa nuk ka indicie për ndonjë skenar të mundshëm për dhunë.

Siç shihet dhe nga pamjet, situata para Kryeministrisë është e qetë, ndërkohë më vonë pritet të vendoset edhe kordoni i policisë para kësaj godine shtetërore, e cila do të jetë edhe epiqendra e akuzave të protestës së sotme të opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta e 11 shkurtit, vendime të rëndësishme

‘Beteja finale’, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët