MENU
klinika

Emoji, mesazhe zanore dhe funksione privatësie

Përditësohet WhatsApp Status

08.02.2023 - 11:24

WhatsApp ka prezantuar disa përditësime të reja për Status, një funksionalitet i prezantuar në 2017-ën si një përgjigje ndaj Snapchat dhe Instagram Stories, transmeton pcworld.al.

Një prej opsioneve të reja është Voice Status ku përdoruesit mund të vënë i përditësim një regjistrim zanor për 30 sekonda. Kompania e quan si një mënyrë më personale për ofrimin e përditësimeve në vend që të shkruani apo postoni video.

Një tjetër risi është Private Audience Selector ku përdoruesit mund të zgjedhin se kush mund ti shohë përditësimet. Kështu mund të kontrolloni audiencën për çdo status që publikoni dhe të keni më shumë kontroll mbi privatësinë.

Nëse jeni një person i dhënë pas emoji-ve, WhatsApp ka prezantuar Status Reactions, një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë për tju përgjigjur një status publikuar nga miqtë. Mjafton të tërhiqni nga poshtë lart dhe të përzgjidhni një prej tetë emoji-ve në vend që të dërgoni tekst, mesazh zanor apo afisha.

Status Profile Rings vendos një unazë rreth profilit tij tuaj kur ju postoni një status dhe është i dukshëm në listën e bisedave apo informacionin e kontaktit.

Së fundi tashmë përdoruesit mund të shohin një paraqitje paraprake të një lidhjeje kur postohet në një status duke ju dhënë ide kontakteve se çfarë është ajo që është postuar ende pa e klikuar.

Funksionalitetet e reja po bëhen të dispnueshme për përdoruesit në mbarë botën në “javët në vijim” tha kompania.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis shorteu "Sigurohu ONLINE dhe FITO"

Çdo muaj fitues dhe dhurata të shumta nga SIGAL UNIQA


Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit