MENU
klinika

Banorët përplasen me policinë!

Vijon beteja për burimin e ujit të Sinecit

23.02.2023 - 13:59

Prej disa ditësh banorët e Lumasit vijojnë protestën kundër firmës që vijon punimet në zonën e mbrojtur të burimit të Sinecit bashkia Kuçovë.

Firma e cila ka marrë tenderin ka shkelur kontratën duke bërë punime në zonën mbrojtur. Megjithëse duhet të pezullonte punimet pasi firma nuk ka rinovuar lejen. Serish rezulton që kjo firmë vijon punimet çdo ditë në këtë zonë. Banorët të irrituar kanë nisur protestën duke shkuar në vendburimin aty ku firma “Salillari” po kryen punimet.

Banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet ndërkohë që policia ka ndërhyrë kjo ka çuar në konflikt midis tyre banorëve. Konflikti ka degraduar në dhunë fizike dhe verbale. Banorët e lënduar nga konflikti me policin shprehen se policia po mbron fimrën shkatërruese.

‘Policia mbron firmën që shkatërron burimin ujit dhe na godet ne banorëve që e mbrojmë këtë burim. Na kanë fyer goditur na kanë tërhequr zvarr, ne jemi në të drejtën tonë kjo firma nuk duhet të vazhdoj punimet dhe nuk do ta lejojmë të marrin ujin ky burim është jeta jonë.’- u shpreh një banor.

Një tjetër banor shprehet se kanë bërë procese gjyqësore, ndërsa bashkiu Kuçovë u ka thënë se nuk do të lejojnë që të kryhen punime në zonën e mbrojtur.

‘Një tjetër shkelje është që firma nuk ka rinovuar lejen. Ne jemi në proces gjyqësor përse firma vijon punimet. Ne kërkojmë që të pezullohen punimet dhe kjo firmë të rehabilitoj grithçka, ka shkatërruar në zonën e mbrojtur pra burimin ujit Sinec. E gjithë zona jonë të gjitha fshatrat e Lumasit kanë ujë kjo firmë pretendon për ujësjellës, por ky ujë mesa duket do përdoret nga firma për biznes në përfitim të Salillarit ky investim nuk është për familjet e banorëve te Lumasit’- janë shprehur banorët e Lumasit.

Uji i Sinecit rrjedh nga shkëmbinjtë dhe burimi me të njëjtin emër prej shekujsh rrjedh e mban me gjelbërim dhe jetë fshatrat në Zonën e Lumasit. Burimi i Sinecit vite më parë është shpallur “Monument Natyror”, me Vkm.Nr. 676. dt. 20.12,2002. Por në vitin 2019, qeveria Rama e shfuqizoi këtë vendim duke i hequr Kanionit të Sinecit mbrojtjen si “monument natyror” dhe duke i hapur rrugën shfrytëzimit dhe transformimit të tij. Por zona ka një guitë shumë të mirë turistike, me shpella, kanione, mure e fragmente muresh të vjetër, që tërheqin turistët. Ka toponime me vlerë si Shpella e Xhinxhilesë, Kanionet e Sinecit, Mali i Goricës, Kisha te Mulliri, Shpella e Katundasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta 4-mujore e banorëve për ta ruajtur atë të paprekur

Lumasi, fshati që e siguron jetesën vetëm me prodhimet e tokës

Përplasje fizike mes pjesëtarëve të disa fshatrave

Ndërtimi i Ujësjellësit në burimin e Sinecit fut në sherr banorët

“Kundër shfrytëzimit të ujit të burimit të Sinecit”

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Kuçovë