MENU
klinika

Eksportohet në Gjermani dhe SHBA

Bima “ilaç” që rritet në Divjakë…

26.03.2023 - 12:49

Të gjithë e mbledhin, por nuk e njohin dhe nuk e dinë përse shërben. Bëhet fjalë për rrushkullin, një shkurre rizomatike, që rritet në zonën e Divjakës.

“Gjendet në zonën kodrore dhe e ccojmë tek pika e madhe”.

Puna kryhet nga banorët e Grabjanit dhe Gërmenjit të cilët sot e mbledhin si bimë medicinale.

Asnjëherë ata nuk kishin dëgjuar më parë për këtë bimë, madje as përse shërben megjithëse e kanë hasur nëpër kodrat e zonës se tyre në gjendje të egër.

Në grumbullimin e rrënjëve të rrushkullit, janë përfshirë shumë banorë nga Grabjani. Një familje prej 4 anëtarësh arrin të marrë deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë.

“Ka familje që shkojnë deri në 200 mijë lekë. Kur janë 4 anëtarë të familjes shkon gati në 200 mijë lekë në ditë”.

Rrënjët e thara dërgohen për eksport në Gjermani dhe Amerikë. Duke qenë se kjo shkurre ka nisur të kërkohet masivisht për eksport dhe të shkulet me rrënje ekziston rreziku i zhdukjes së saj.

Divjaka nuk është zona e vetme e interesuar për rrënjët e saj, por edhe Elbasani, Fieri dhe Berati.