MENU
klinika

Kampion ballkani në ski

Denni Xhepa ngre lart flamurin kuqezi në Bullgari

30.03.2023 - 16:08

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa është shpallur kampion ballkani në Bansko të Bullgarisë. Pjesë e përfaqësueses kuqezi të skive, Xhepa ka bërë një garë të mirë në disiplinën GS, duke lënë pas dy skiatorët bullgarë, Kamen dhe Kalin Zlatkov.

Forma e mirë e Xhepës është parë në pistë, me 19-vjeçarin që premton për të ardhmen. Një garë fantastike e shqiptarit, që ka treguar rritje në përformancë e tij.

Skiatori ka nesër nje tjetër detyrë jo të lehtë, teksa garon në disiplinën e Sllallomit, aty ku pritet një tjetër rezultat i mirë. Pas Lara Colturit që nderoi Shqipërinë po në ski, është radha e Denni Xhepës për të ngritur lart flamurin kuqezi.