MENU
klinika

Çifti në pritje të një….

Fifi dhe Adis zbulojnë gjininë e foshnjës!

06.03.2023 - 12:58

Këngëtarja e njohur Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi do të bëhen prindër të një djali.

Fifi zbuloi lajmin me anë të disa fotove të publikuara në Instagram.

“Mami Fifi po e bën babi Adisin me çun prap”, shkroi këngëtarja, e cila është 7 muajshe shtatzënë.

Fifi do të bëhet nënë për herë të parë ndërsa Adis Patushi ka edhe një djalë me ish bashkëshorten, modelen Adrola Dushi. Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi i cili jeton në Amerikë.

Lajmin se do të bëhej nënë, Fifi e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku tregoi se po përjetonte emocione të dyfishta.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, deklaroi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Gjatë një interviste, Fifi u shpreh se kur njohu Adisin e kuptoi se çfarë ishte dashuria dhe se vetëm tani ia ka bërë zemra “bam” për herë të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan këngëtarja?

Shtatzënë apo jo? E vërteta e Fifit