MENU
klinika

"Po jeton në luks falë Ronaldo-s"

Georgina ironizon hapur gjithë kritikët e saj

19.03.2023 - 12:48

Georgina Rodriguez, partnerja e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo-s, nuk i është shmangur asnjëherë vëmendjes. Çdo lëvizje e saj shqyrtohet me imtësi nga mediat dhe shpeshherë ajo është shënjestër e kritikave.

Megjithatë, së fundmi, modelja ndërmori një hap për të mbyllur gojën e kritikëve të saj. Në një postim të fundit në Instagram, Rodriguez publikoi një foto të saj duke ecur me një çantë dhe një kafe në dorë, me sa duket rrugës për në punë. Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin:

“Një ditë tjetër e mrekullueshme në punë, kështu që më vonë nuk mund të thonë se gratë e pasura nuk punojnë”.


Mesazhi u drejtohej qartë atyre që kanë akuzuar Rodriguez se suksesi dhe pasuria e saj i detyrohet Ronaldo-s.

Ky provokim tërhoqi vëmendjen e shumë ndjekësve në rrjetet sociale, ku shumë e mbështetën atë për qëndrimin ndaj kritikëve të saj.

Natyrisht, nuk ishin të paktë ata që nuk u bindën nga ky “fjalim” i Gio-s dhe besojnë se po të mos ishte për futbollistin, ajo kurrë nuk do ta kishte shijuar jetesën luksoze që bën tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po i ndalohet këtë herë modeles?

Arabia Saudite do të jetë një “ferr” për Georgina-n!


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?