MENU
klinika

Në Mallorca

Aksidenti, shkatërrohet makina 1.7 mln euro e Ronaldos

20.06.2022 - 18:10

Makina e Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Mallorca. Përplasja është duke u hetuar nga autoritetet, por mësohet se futbollisti nuk ka qenë në makinë, që drejtohej nga shoferi i tij.

Bëhet fjalë për ‘Bugatti Veyron’ 1.7 milionë euro. Shoferi thuhet se humbi kontrollin dhe rrëshkiti duke u përplasur me një mur në Palma de Mallorca, ku ylli i Manchester united aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e ‘Bugatti-t’ është shkatërruar ndërsa drejtuesi nuk ka pësuar lëndime. ‘Bugatti Veyron’, ashtu si një ‘Mercedes-Benz G-Class’, Ronaldo ia kishte bërë dhuratë Georgina. ‘Bugatti’ është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu një ‘Aston Martin’, ‘Bentley’ dhe një ‘Ferrari Monza’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të mbyllet para 30 qershorit

Ronaldo mund rikthehet në Serie A, por jo te Juve