MENU
klinika

Ja përse

Vajza e Bill Gates nuk do të përfitojë asgjë nga pasuria e tij!

08.03.2023 - 13:10

Miliarderi i teknologjisë Bill Gates ka një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë. Një pjesë e këtyre parave do t’i shkojë Jennifer, vajzës së manjatit nga martesa me Melindën, e cila do të trashëgojë një pjesë të vogël të asaj pasurie. Jennifer Gates është 26 vjeçe, është e martuar dhe po studion për mjekësi në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai. Vajza e Bill duket se është në rrugën e saj për t’u bërë një ekspert mjekësore.

Dasma e saj u zhvillua në tetor 2021 me Nayel Nassar, një kalorës i njohur me origjinë egjiptiane, me të cilin ndan një pasion për hipizmin. Jennifer bleu së fundmi një apartament në lagjen Tribeca të Nju-Jorkut për 51 milionë dollarë. Pronari i mëparshëm i pronës ishte Lewis Hamilton, shtatë herë kampion i Formula 1. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë, 6 dhoma gjumi, 6 tualete, një pishinë, një oxhak he dy vende parkimi.

Ka një pasuri kolosale por vajza e Bill Gates thuajse nuk do të

Para se të fokusohej në mjekësi, Jennifer Gates u diplomua në vitin 2018 me një diplomë në biologji njerëzore nga Universiteti Stanford. Në të njëjtën kohë, ajo ndan pasionin e saj për kuajt. Thuhet se Jennifer do të trashëgojë një pjesë të vogël të 106 miliardë dollarëve që Bill Gates ka në llogaritë e tij.

Pas më shumë se 20 vitesh bashkëjetesë, Bill Gates, i dha fund martesës me Melinda Gates. Ndarja e Bill nga ish-bashkëshortja e tij u bë bujë e madhe mediatike dhe pas këtij lajmi erdhi edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në listë disa nga biznesmenët më të pasur në botë

Ja 10 miliarderët që humbën më shumë para në 2022-shin!

Menjëherë pasi u nda nga bashkëshortja

Bill Gates merr propozimin për martesë nga këngëtarja serbe

Zbulohet vlera marramendëse e pasurisë së tyre

Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates divorcohet nga bashkëshortja!