MENU
klinika

U dënua me 35 vite burg për vrasjen e kushëririt

Kush është Kastriot Hasalla?

30.03.2023 - 20:53

Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në vitin 2021 është dënuar me 35 vjet heqje lirie.

Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot vendimin. Pikërisht pas këtij vendimi ka ndodhur një atentat në fshatin Ballagat ku mbeti e plagosur Bajame Senej, motra e Kastriotit.

Për këtë ngjarje, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit, akuzon Shaip Hasallën, babain e Romeos që humbi jetën dy vite më parë.

Po kush është Kastriot Hasalla?
Kastriot Hasalla akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla,30 vjeç, më 29 Korrik të 2021-shit. Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes ku u plagosën edhe babai i Romeos, Shaipi dhe dy vëllezërit e tij, Laerti dhe Emiljano.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan fillimisht edhe vëllai e djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla.

Kur u vetëdorëzua, pranoi se ka qëlluar ndaj kushëririt të tij, Romeos. Por ai tha për Klan News asokohe, pak para se të shkonte në polici se ngjarjen e ka kryer ai dhe kërkoi të liroheshin vëllai dhe djali pasi nuk kanë përgjegjësi.

Shkak për sherrin që përfundoi në tragjedi mes familjeve ka qenë një pronë me ullinj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një vit më parë vëllai i saj vrau…

EMRI/ Kush është gruaja që u plagos në Lushnje

Ngjarja ndodhi pas kthimit nga gjykata

Zbardhen detaje nga sulmi me armë zjarri në Lushnjë