Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku të vdekur mbetën Altin Rexha dhe Edmond Gosa.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, të dy shtetasit rezultojnë se kanë ndryshuar emrat.
Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumentat e identifikimit e ka Sali Rexha, ndërsa Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumenta e ka Armand Gosa.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Reagimi i policisë:
Kavajë/Informacion shtesë
Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ju informojmë se nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.