MENU
klinika

Vizita e Xi Jingping në Rusi

Putin: Plani kinez mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

21.03.2023 - 22:55

Presidenti Vladimir Putin shprehet i bindur se plani me 12 pika i paraqitur nga Kina, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Por, shtoi Putini, kjo mund të realizohet vetëm nëse Ukraina dhe shtetet perëndimore janë të gatshme të zbatojnë këtë plan.

“Shumë prej pikave të planit kinez për paqen mund të merren parasysh për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, por vetëm nëse Perëndimi dhe Kievi do të jenë të gatshme t’i zbatojnë” – tha Putin.

Këto komente, Putin i ka bërë në një konferencë për përbashkët me homologun e tij kinez, Xi Jingping. Ky i fundit zhvilloi një vizitë zyrtare në Rusi për të biseduar mbi konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Kinës me Moskën.

Plani kinez, i publikuar muajin e kaluar, nuk e cilëson që Rusia duhet të largohet nga territori i Ukrainës. 12 pikat e propozuara nuk kanë asnjë hap konkret, por vetëm thirrje për dy vendet që të ulen në tryezë dhe të negociojnë për paqe dhe sovranitet.

Nga ana e saj, Ukraina i qëndron sërish vendimit të saj se nuk do të ketë asnjë bisedë paqe me Putin, derisa Rusia të tërhiqet plotësisht nga territori i pushtuar.