MENU
klinika

Guardiola e rendit në ‘Top 3”...

A është Haaland, po aq i mirë sa Messi dhe Ronaldo?

09.04.2023 - 16:57

Haaland i mirë sa Messi dhe Ronaldo? Përgjigjen e ka dhënë Pep Guardiola. Pas ndeshjes Southampton – Manchester City 1-4, në të cilën Haaland shënoi një dopietë, duke përfshirë një gol spektakolar me gërshërë, Pep Guardiola u pyet nëse sulmuesi norvegjez mund të vihej në të njëjtin nivel si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, futbollistët më të rëndësishëm në gati 20 vitet e fundit.

Edhe pse ai foli vetëm për Haaland, Guardiola thotë se norvegjezi duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e Cristiano Ronaldos. Argumenti i spanjolit është se lojtari aktual i Al Nassr ka qenë në nivelin më të lartë për gati 20 vjet, ndërsa lojtari i tij aktual është vetëm në fillim të karrierës së tij.

Guardiola rezervoi një vend më vete për Leo Messin, të cilin e cilësoi si një futbollist të kompletuar. “Për sa i përket golave, ai është i ngjashëm me Cristianon, por Messi është lojtar më i kompletuar. Messi mund të luajë kudo, ndërsa Cristiano dhe Erling janë ‘makina’. Erling e di që Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin për dy dekadat e fundit, jo vetëm për një kohë, një vit apo dy. Ata kanë fituar trofe, kanë fituar gjithçka.

Erling është shumë konkurrues, por për të arritur nivelin e Cristiano dhe Messit, i duhet shumë punë. Të dy janë nga ata futbollistë që nuk dëmtohen. Erling është i gjatë, ai është i madh. Ai duhet të jetë shumë i vëmendshëm ndaj pjesës fizike, fizioterapistët duhet të kujdesen shumë për të.

Haaland ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, ai është një profesionist i vërtetë. Reagimi i tij i parë pas pësimit të një goli është zhgënjimi, por zgjat vetëm 5 minuta. Ai kthehet menjëherë dhe e di se çfarë të bëjë. Ai ka të njëjtin presion si Messi dhe Cristiano… kur nuk shënon në dy ose tre ndeshje, njerëzit pyesin se çfarë po ndodh. Numri i golave ​​që ai ka në moshën e tij është i pabesueshëm”,- ka thënë Pep Guardiola, cituar nga Sky Sports.

Pas ndeshjes së sotme, Haaland arriti një moment historik mbresëlënës: 30 gola të shënuar në këtë sezon të Premier League, pas vetëm 27 ndeshjeve të luajtura.

Sulmuesi norvegjez ka shënuar më shumë gola këtë sezon në Premier League se tetë skuadra të Premierligës, përfshirë Chelsean (29), i cili ka investuar qindra milionë euro në transferime vetëm këtë sezon.

Haaland është lider autoritativ në renditjen e golashënuesve të Premier League, me 30 gola. Norvegjezi pasohet nga Harry Kane 23 (Tottenham) dhe Ivan Toney 18 (Brentford).

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak