MENU
klinika

Për të tretin vit radhazi!

Aktorja e njohur shpallet si femra më e bukur në botë

06.04.2023 - 11:02

Revista e njohur australiane ‘Maxim’ ka publikuar listën e saj vjetore të 100 femrave, atlete, politikane edhe gazetare.

Dikur kjo ishte një renditje që bazohej në femrat më të bukura por, tani është një listë e grave që kanë më shumë ndikim.

Aktorja e njohur Margot Robbie, zuri vendin e parë, duke e bërë atë personin e parë në historinë e revistës që kryesoi listën për të tretin vit radhazi.

“Këtë vit, lista përfundimtare e grave më me ndikim, të suksesshme, të fuqishme, të denjë për lajme, të talentuara dhe të bukura të Australisë përmban një përzierje eklektike të emrave të profilit të lartë nga Margot Robbie, Sam Kerr, Grace Tame, Ash Barty, Sarah Snook, Sophie Monk, Tracy. Grimshaë dhe shumë të tjera”, tha kryeredaktori, Santi Pintado në një deklaratë.

“Lista jonë HOT 100 e vitit 2022 vazhdon të festojë gratë e shquara që këtë vit na kanë ndikuar, impresionuar ose ndikuar me aftësitë, intelektin, humorin, titujt, mendjemprehtësinë dhe mega-talentet e tyre në përgjithësi.”- përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tarantino braktis Hollivudin

“Kam dhënë gjithçka për filmin”

Korriku në kinema

Mos i humbni këta 10 filma…

“Once Upon a Time in Hollywood”

DiCaprio dhe Brad Pitt një film i ri bashkë