MENU
klinika

"Janë më të kualifikuarit por nuk vijnë më!"

Bujqësia në rrezik, Greqia ‘qan’ për punëtorët shqiptarë

21.04.2023 - 17:08

Bujqësia greke është në rrezik këtë vit për shkak të mungesës së madhe të forcës punëtore, kryesisht atyre të kualifikuar dhe me eksperiencë.

Christos Giannakakis është nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore. Vitet e fundit ai është ngarkuar për llogari të fermerëve me detyrën e vështirë të kërkimit dhe gjetjes së punëtorëve sezonalë.

“Fatkeqësisht, këtë vit do të kemi vështirësi të gjejmë punëtorë dhe problemi në këtë sektor pritet të bëhet i përhershëm”, thotë ai.

Giannakakis kërkon punëtorë në Egjipt, Vietnam, Indi, Pakistan, Tajlandë, Kazakistan, Peru, Ekuador. Domethënë kudo përveç Greqisë dhe vendeve ballkanike që deri para disa vitesh mbanin gjallë ekonominë në bujqësinë greke duke prerë, grumbulluar, renditur, ngarkuar-shkarkuar etj. “Grekët nuk dalin në fushë dhe Ballkani është tharë”, thotë Giannakakis.

“Njerëzit largohen nga vendet e tyre për në Gjermani, Francë, Itali, ku kanë rroga më të larta, si mund të vijnë tek ne? Bullgaria nuk ka punëtorë, as Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Ata shkojnë në Evropë, le ta harrojmë këtë burim të punës. Nëse kemi fat, do të sjellim nga Kazakistani dhe më pas nga vendet e Azisë Juglindore”.

Fati i prodhimit bujqësor të Greqisë duket se po lidhet më ngushtë me Azinë Juglindore, një botë më pak e njohur për kulturën e saj të punës. Fermerët grekë janë të shqetësuar për “çfarë i pret” në arat e tyre dhe i mungojnë shqiptarët.

“Ne e dimë se po rrezikojmë duke sjellë punëtorë nga Azia sepse ata nuk e dinë punën, por ne nuk kemi zgjidhje”, thotë Giannakakis. “Ne e dimë që punëtorët më të mirë janë ata nga Shqipëria. Ata e dinë këtë punë, janë më të zellshëm, na njohin dhe ne i njohim, janë më afër”, shprehet ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


80 mijë persona pritet të vijnë nga Ballkani, Bangladeshi dhe Pakistani

Greqia kërkon punëtorë për sektorin e hotelerisë

Kërkon ndihmë nga Shqipëria!

Greqia nuk ka punëtorë sezonalë