MENU
klinika

Pretendimet

Cristiano Ronaldo shkarkon trajnerin Rudi Garcia te Al Nassr?

12.04.2023 - 13:00

Al Nassr ka vendosur të shkarkojë trajnerin Rudi Garcia mes pretendimeve se Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur me francezin, sipas të përditshmes në Arabinë Saudite “Okaz”.

Skuadra arabe ishte në krye të klasifikimit kur Ronaldo u bashkua në merkaton e janarit, teksa tanimë e shohin veten në vendin e dytë dhe në vështirësi për të fituar titullin kampion. Sipas mediave në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk janë të kënaqur me Garcian për shkak të rezultateve, duke marrë vendimin drastik për trajnerin.

Ende klubi i Al Nassr nuk e ka konfirmuar diçka të tillë, teksa edhe Marca në Spanjë bën me dije se klima e tensionuar në ekip dhe rezultatet kanë sjellë diçka të tillë.

Barazimet kundër skuadrave Al-Feiha dhe Al-Fateh, së bashku me humbjen kundër liderëve të ligës Al-Ittihad, kanë grumbulluar presionin mbi Garcian. Ardhja e Ronaldos kishte parë rritje të pritshmërive në klubin nga Riadit, por ata nuk i kanë përmbushur ato.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak