MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dëgjoj fishkëllima në veshin e majtë kur fle. Nga se vjen kjo?

28.04.2023 - 10:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Mirdita   Kam 2 javë  shqetësim me veshin e majtë dëgjoj fishkëllima kur shtrihem të fle ose kur jam në ambient shumë të qetë. Bëra vizitë tek mjeku por më tha që është kalimtare mirëpo mua akoma nuk më pushon  dhe nuk kuptoj nga ka ardhur sepse nuk përdor kufjet apo të rri ne ambiente me shumë zhurmë.

Përgjigjet otorinolaringologu:  Shmanguni ekspozimit ndaj tingujve dhe zhurmave me zë të lartë.Presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht dhe të mbahet nën kontroll. Preferohet përdorimi sa më i pakët i kripës në ushqim, sepse ajo dëmton edhe qarkullimin e gjakut. Pakësimi i përdorimit të kafes, çajit, kolës dhe duhanit.Ushtrime rutinore për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Shmangni lodhje, pushoni sa më shumë. Nëse simptomat vazhdojnë për një kohë të gjatë duhet të bëni një vizitë më specifike për të kuptuar prejardhjen e zhurmave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.