MENU
klinika

Ishte perfekt ndaj Benfikës

E gjithë Europa në garë për yllin e mbrojtjes së Interit

13.04.2023 - 17:53

Alesandro Bastoni është bekuar nga Xhorxho Kielini vite më parë, por së fundmi edhe nga Leonardo Bonuçi, si lideri i ri i qendrës së mbrojtjes së Italisë, por në të njëjtën kohë edhe i Interit ose më saktë i skuadrës që do t’i japë një kontratë…

Me zikaltrit, futbollisti ka edhe një vit dhe për disa herë është shtyrë akordi i ri, duke qenë se diferenca është prej 1.5 milionë eurosh. Deri tani, Interi mund të shkojë deri në 5.5, përfshirë edhe bonuset, ndërsa lojtari kërkon 6.5 neto të paktën.

Kjo shifër duket e pamundur për arkat e zbrazëta të Interit, prandaj klubet e mëdha europiane janë vënë në radhë.

Listën e kryeson Bajerni i Mynihut dhe duke parë gafat e fundit të Upamekanos, tashmë sulmi bëhet edhe më i frikshëm. Më pas presin Juventusi, PSG-ja, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Çelsi.

Bastoni vlerësohet mes 50-60 milionëve, por nga verë, duke qenë në skadencë, çmimi mund të zbresë në 20-30 milionë euro.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak