MENU
klinika

Sulmuesi polak “zhduket” në mbrëmjet e mëdha

Ecuria negative e Levandovskit

08.04.2023 - 17:02

Gjëja më e mirë në sezonin 2022-‘23 të Barcelonës, pas 42 ndeshjeve zyrtare, është efikasiteti i Levandovskit. 27 golat e polakut i kanë lejuar skuadrës së Ksavit të udhëheqë kampionatin spanjoll me shumë shanse për ta fituar atë, ndërkohë që ka fituar dhe Superkupën e Spanjës.

Por performanca e shkëlqyer e Levës ka dhe “re të zeza” në sezonin e tij të parë në La Liga. Para Kupës së Botës në Katar ai ishte në krye të listës (18 gola në 19 ndeshje), por që atëherë efektiviteti i tij pothuajse është përgjysmuar (9 gola në 16 ndeshje).

Ulja e rendimentit të tij mund t’i detyrohet disa faktorëve. Ndoshta ka ardhur, sepse ai nuk është në formë të plotë, ndoshta sepse i mungon ndihma e dyshes Dembele-Pedri.

Pyetja është se në pjesën vendimtare të sezonit, ai nuk është si kur debutoi me Barçën. Pikëpyetja e dytë ka lidhje me faktin se në mbrëmjet e mëdha, në përballjet kryesore të Barcelonës me rivalët e rangut të saj eficenca e tij e të shënuarit bie shumë.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak