MENU
klinika

Ja posti që pritet të marrë

Humbi zgjedhjet, kryeministrja e Finlandës jep dorëheqjen

05.04.2023 - 16:47

Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë së saj Social Demokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë, duke thënë se shpreson që kjo t’i mundësojë asaj të hapë një faqe të re jetën e saj, shkruajnë mediat e huaja.

“Tani është koha për të hyrë përsëri në radhë dhe për të lënë vendin e kryetarit,” tha Marin, 37, gjatë një konference për shtyp në Helsinki. Ajo tha se do të vazhdojë si deputete në Kuvend. Partia Socialdemokrate doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Marin për të qëndruar si kryeministre.

Partia kryesore konservatore e Finlandës pretendoi fitoren në një garë jashtëzakonisht të ngushtë trepalëshe, në të cilën populistët e krahut të djathtë zunë vendin e dytë. Kryeministri i ardhshëm i vendit, siç tregon gjithçka, do të jetë Petri Orpo, kreu i partisë së qendrës së djathtë “Aleanca Kombëtare”, i cili fitoi  20.8%, të votave.

Mbresëlënëse ishte edhe rritja e së djathtës ekstreme. Marin, e cila është kryeministre që nga viti 2019, është një figurë shumë e njohur ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, por pranoi se kryeministria e saj e kishte ngarkuar atë personalisht.

Ajo mendohet se do te zere vendin e Ursula Von Der Leyen, presidentes së Komisionit Europian.